Dhunoi bashkëshorten dhe më pas tentoi të vriste veten me armë, por mbeti plagosur, policia i vë prangat 56-vjeçari në Tiranë

121
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas është paraqitur ditën e djeshme, në Spitalin e Traumës, me dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të vrasë veten me armën e zjarrit që e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.