Dhëndri dyshohet se dhunoi anëtarët e familjes dhe dogji shtëpinë e vjehrrit. Disa persona përfundojnë në spital

227
Sigal

Një konflikt brenda familjes ka marrë përmasa të mëdha gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Lutif Fanajt ku dhëndri i familjes nga Kosova dyshohet se ka dhunuar anëtarët e saj dhe më pas ka spërkatur banesën me benzinë duke i vënë flakët.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe shtëpia e fqinjëve, në pronësi të Petrit Izetit.

Mësohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë si pasojë e dhunë fizike, por edhe flakëve të zjarrit.