Plagosi me thikë djalin e efektivit të policisë dje në Vlorë, arrestohet 20-vjeçari

184
Sigal

Arrestohet autori i plagosjes me thikë ditën e djeshme të një 17-vjeçari, djali i një efektivi policie në Vlorë.

Zyrtarisht policia e Vlorës bën me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.