Detaje të reja/ Plagosje apo vetëplagosje? Punonjësi i lokalit u gjet i gjakosur në tualet nga klienti

171
Sigal

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në qytetin e Durrësit, ku një 29 vjeçar plagosi vetveten me thikë në lokalin ku punonte.

Policia ka dalë në konkluzionin se i riu u gjet nga një klient i lokalit në tualet me thikë në dorë dhe i plagosur. Po sipas këtyre burimeve 29-vjeçari punonte kamerier në lokalin në zonën e plazhit.

Nuk ka ende një motiv lidhur mbi arsyet e kësaj vetëplagosje. Ndërkohë ngjarja mund të marrë një drejtim tjetër, edhe të një plagosje të mundshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.