Të shtëna me armë zjarri, përleshen kushërinjtë

291
Sigal

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogdorie të Korçës.

Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka të plagosur. Autori Ervin Gura u arrestua nga policia ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen.

Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.