U kap me 500 mijë euro drogë në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

234
Sigal

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili u kap me një sasi kokaine e cila arrinte vlerën e 500 mijë euro. Arrestimi ndodhi në zonën e quajtur “Corso Moncalieri” në Torino.

Mediat italiane raportojnë se policia kishte ndaluar makinën e shqiptarit, ndërsa kërkoi që të kryente kontroll, i riu u shfaq nervoz.

Pas kontrolleve të detajuara në mjet, shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, u gjetën 6 kg kokainë, të ambalazhuara në pako me logo të stampuara të një marke të njohur, siç është “Prada”.

Mësohet se nëse droga do të dilte për shitje në treg, ajo kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.