Detaje të reja nga çifti me koronavirus në Korçë, ja si u infektuan

388
Sigal

Ditën e sotme, Korça i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus.

Tre persona janë konfirmuar pozitivë ditën e sotme sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua si dhe një 33-vjeçar. Ata kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.

Nga raportimet thuhet se para dy javësh cifti është takuar me mbesën që është kthyer nga Italia. Pas qëndrimit disa ditë në Korçë, mbesa e çiftit është kthyer përsëri në Itali. Çifti i të infektuarve, ka shfaqur shenjat e Covid-19 pas largimit të mbesës.

Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se çifti është infektuar nga mbesa e tyre e cila ndodhet në Itali.