Deri në fundjavë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, nesër mundësi për shi lokal

729
Deri në fundjavë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ngrohta ajrore, të cilat në përgjithësi do të sjellin mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët, e në orët e pasdites vende-vende priten edhe mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.
Të dielen, një vorbull ciklonike nga Atlantiku, pritet të depërtojë mbi rajon, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të sjell përkeqësim të motit me reshje shiu dhe bubullima. Reshjet e shiut me bubullima, pritet të vazhdojnë edhe ditën e hënë, ku pritet edhe rënie e temperaturave.
Deri në fundjavë temperaturat gradualisht do të jenë në rritje, me minimale nga 14C deri në 16C, e maksimale nga 29C deri në 32C. Nga dita e diel maksimalet do të zbresin në 27C, deri në 22C, ditën e hënë, ndërsa minimalet në 13C.
Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 4-6m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të mbetet pak më e lartë mbi vlera normale.
Sigal