DEPUTETI ALIZOTI FIRMOS I PARI PËR MBËSHTETJEN E AVOKATIT GOXHAJ PËR AVOKAT TË POPULLIT

210
Sigal

Firmën e parë mbështetëse për kandidaturën time si Avokat i Popullit e mora paradhënie nga Deputeti i PD Z. Tomor Alizoti: “Po e firmos me kënaqësi, aq më shumë që jam i pari, sepse jam i bindur që e ke me meritë për gjithshka ke bërë për gjithë qytetarët në përgjithësi, votuesit tanë, por edhe vetë anëtarët e PD që na kanë mbështetur edhe fizikisht në Fushata apo në protesta, sa herë i ka arrestuar policia, në prokurori apo gjykata, apo edhe për mbështetjen që u ke dhënë në kauzat e tyre. Suksese Avokat” Tani filloj takimet dhe komunikimet me të gjithë deputetët për të arritur dhe tejkaluar limitin me 28 firma deputetësh të Opozitës, sipas pikës 5., të Nenit 9 të Ligjit për Avokatin e Popullit. Ligji i Avokatit të Popullit Neni 9, “Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit” “5. Kandidaturat për Avokat të Popullit i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë, …”