Kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës/ Sot Shkodra në protestë

639
Sigal

Pas publikimit të dokumenteve nga ana e Partisë Demokratike, të cilat vërtetonin dënimin në Itali të Valdrin Pjetrit, sot në Shkodër organizohet një protestë kundër uzurpimit të Bashkisë SKodër nga ‘banda’ e kryeministrit Rama.

“Diten e sotmee, e Merkure, dt. 14/08 ne oren 19:30 para Prefektures se Shkodres, Partia Demokratike Shkoder dhe Aleanca Qytetare organizon nje proteste popullore kundra uzurpimit te Bashkise Shkoder nga banda e Edvin Kristaq Droges dhe produktit te farses se 30 Qershorit. Diten e sotme, me ze dhe me figure, PDSH denoncoi perfshirjen e Valdrin Pjetrit ne trafik droge dhe denimin e tij ne Itali qe ai e mohon tash sa kohe. Ju bejme thirrje te na bashkoheni pasi Shkodra dhe Shkodranet nuk e pranojne drejtimin e qytetit djep te kultures nga nje trafikant droge dhe mashtrues si Valdrin Pjetri. Jeni te mirepritur”, thuhet në njoftim.

Në një reagim të dytë Dega e PD në Shkodër ka hedhur akuza ndaj Pjetrit duke thënë se atë e pret burgu sipas tyre.

Ndërsa deklarojnë se Rama nuk e mbron dot pavarësisht premtimeve të dhëna ndaj tij.

“Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente. Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën. Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë! Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!”

Image