Plagosi dy shtetas me thikë, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër

18
Sigal

Një 45-vjeçar nga Gjirokastra ka përfunduar në prangat e policisë.

Blutë njoftojnë se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me thikë dy persona të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit, mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Gjirokastër nisi hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasin/t përgjegjës, si dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit E. B., 40 vjeç dhe F. D., 37 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.