Dëmtimi i derës në KZAZ nr.42 në Kavajë, reagon policia: Gjenden autorët, zbardhet dëshmia e tyre

86
Sigal

Njoftimi i policise:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për dëmtimin e derës hyrëse të KZAZ Nr. 42, në shkollën “26 Marsi” (aktualisht jashtë funksionit), ju sqarojmë se:

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dera është hapur me forcë nga disa shtetas të mitur, të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologut, avokatit, punonjësve sociale të bashkisë Kavajë dhe kanë treguar se gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, kanë hyrë në ambientet e shkollës së mesme “26 Marsi”, në katin e parë, ku është edhe KZAZ Nr. 42.