Tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren, lihen në burg 3 të rinjtë

1184
Sigal

Gjykata e Fierit la në burg tre të arrestuarit, të dyshuar për tentativë përdhunimi ndaj një minoreneje në fshatin Arapaj të Roskovecit. Ata janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.

Seanca e masës së sigurisë u drejtua nga gjyqtarja Adelina Zarka dhe prokurore Violeta Shkurti. Arrestimi u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Para seancës, prindërit e njërit prej të arrestuarve Marjus Çalamenit thanë se djali i tyre ishte i pafajshëm, por nëse ka gisht në ngjarje le të varet.