Del udhëzuesi, ja cilat do të jenë ilaçet që do të rimbursohen dhe kohëzgjatja e tyre

302
Sigal

Në udhëzuesin e fondit për mjekët e familjes dhe farmacitë për barnat e rimbursueshme të bëhen me dije ilaçet që do të rimbursohen dhe kostot e rimbursimit për paketat e trajtimit anti Covid ambulator në banesë. Paketa do të financhet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Bëhet e ditur se kosto e rimbursimit për paketën e trajtimit të lehtë nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë, ndërsa kosto e rimbursimit të paketë për skemën e moderuar nuk do të jetë më shumë se 10,900. Gjithashtu kohëzgjatja maksimale do të jetë jo më shumë se 1 muaj.

Barnat që janë pjesë e listës janë:
Azithromycina 250 mg
Acd Acetylsalicylic 100 mg
Rivaroxaban 15 mg
Dexamethasone 0.5 mg
Ibuprofen 400 mg

Në udhëzues thuhet se është mjeku i familjes që përcakton skemë e mjekimit që duhet të trajtohet pacienti me Covid në varësi të gjendjes dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese.