Tërmeti/ Presidenti Meta: E papranueshme, ende nuk është garantuar një strehim për mjaft familje

298
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 51 personat që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas tij, është e papranueshme që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.

“Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë. Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.”

Po ashtu, kreu i shtetit ka falenderuar të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar.