Del nga spitali Blerta Josifi, “e mbijetuara” e vetëflijimit në emër ringjalljes

316
Sigal

Blerta Josifi ka dalë dje (5 korrik)) nga spitali në gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Blerta Josifi u shtrua në spitalin psikiatrik pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në kryeqytet, ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara pasi besonin se do të ringjalleshin.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 korrik, ku Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pasi ishin vetëflijuar.

Trupi i vajzës 30-vjeçare Anisa Josifi u gjet nga ekspertët e policisë në dhomën e saj të gjumit, e mbuluar me batanije dhe sipas ekspertizës kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë.

Ndërsa, Blerta Josifi, e cila i mbijetoi vetëflijimit u dërgua në urgjencë ku ju dha ndihma mjekësore.

Para hetuesve ajo mes lotësh është shprehur se ka humbur familjen, ndërsa ata nuk i dinin sakrificat që kanë bërë për tu ringjallur.