Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten disa fshatra të Krujës

201
Sigal

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa fshatra të Krujës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e tokave bujqësore dhe disa banesa të rrethuara nga uji.

Si pasojë e pranisë së ujit, përmbytje janë shënuar edhe në fshatrat Murqinë, Mallkuç, disa banesa të rrethuara nga uji, dhe rrugë të bllokuara.