Furgoni përplaset me Benzi-n, tre të plagosur në aksin Librazhd-Përrenjas

166
Sigal

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas pranë një lokali.

Një furgon mallrash është përplasur me një makinë tip Benz. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ata janë dërguar në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.

Mendohet se shkak është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.