Ndahet nga jeta Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës

150
Sigal

Ndahet nga jeta Mjeshtri i zërit i Radio Tiranës, Kristaq Katundi.

Lajmi u bë i ditur nga të afërmit e tij dhe kolegë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre për mjeshtrin e montazhit të zërit.

“Me punën e palodhur, me aftësitë profesionale, realizoi teknikisht emisone të tilla si: Teatri në mikrofon, Heroizmi i popullit tonë në shekuj, Fjala artistike në mikrofon, Emisionet humoristike, Radiodramatizimet për fëmijë, Teatrin e Fëmijëve në mikrofon, Radiopërrallat, Teatrin e Kukullave në mikrofon, e sa e sa realizime finalizuar falë mjeshtërisë së tij.

Një mori regjistrimesh muzikore, Koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash, janë regjistruar e transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të operatorit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuaj çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.

Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik.

Pushofsh në paqe MJESHTËR!”, shkruan Radio Tirana në një postim në rrjetet sociale.