Del nga rruga autobusi i linjës Tiranë-Athinë, përfundon në kanal

446
Sigal

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë në vendin e quajtur Ura-Bençës.

Një autobus i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Autobusi me targa greke ITY2760, ka qenë bosh, pasi po shkonte në Athinë për të marrë pasagjerë.

Nga aksidenti janë plagosur dy shoferët e autobusit, të cilët janë dërguar për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.