13 janar 1913 – 13 janar 2021: 108 -vjetori i krijimit të policisë shqiptare  

417
Sigal

Policinë e Shtetit, 108 vjetori i krijimit të saj, e gjen me një korrupsion galopant dhe evident, duke çertifikuar në këtë përvjetor edhe vjedhjen e 13 miliard lekë, nga procedurat “fiktive” të tenderit uniformave të Policisë së Shtetit”, me fondin limit: 33 miliard lekë për 4 – vite. Abuzimi institucional, shkelja e kontratës, inaugurimi që do bëhet sot fiktivisht dhe fillimi i hetimeve nga SPAK

 

Policinë e Shtetit, 108- vjetori i krijimit të saj, e gjen me një korrupsion galopant dhe evident, duke certifikuar në këtë përvjetor dhe vjedhjen e 1,326, 875, 778 lekë, nga procedurat “fiktive” të tenderit “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë me TVSH), për 4 – vite, zhvilluar në datë 11.05.2020, nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, në varësi të Ministrit të Brendshëm ( VKM Nr.81 datë 14.02.2018 ).

Ky korrupsion galopant dhe evident, është dhe do të mbetet një histori e “zezë” në historinë e Policisë së Shtetit, të realizuar përmes “Shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit në bashkëpunim, “Shkelje të barazisë në tendera”, nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në rrethana cilësuese. Një tregues ky që dëshmon edhe njëherë se, tenderi “fiktiv” i uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, zhvilluar në datë 11.05.2020, ka qenë më i fuqishëm se tendenca e ish Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për të bërë arbitrin në vjedhjen deri në “palcë”, që i bëhet Policisë së Shtetit nga uniformat e këpucët e tyre. Pra nuk është e vështirë ta kuptosh skenarin e organizuar për “babëzinë” e vjedhjeve masive nga uniformat e këpucët e Policisë së Shtetit. Nëse dikush kërkon të njohë fytyrën e vërtetë të vjedhjes së Policisë së Shtetit, ajo çfarë ndodhi me uniformat e këpucët e tyre, është një nga provat më domethënëse. Dëshmohet qartë “pafytyrësia” dhe “amoraliteti” i zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, se si sillen këta, spekulantë dhe hajdutë të “ligjshëm”, me uniformat e këpucët e Policisë së Shtetit. Që kapërdisen xhepaplot e tërë qesendi në sytë e Policëve, që janë të vjedhur nga uniformat e këpucët e tyre, vjedhje në një llogore. Në procedurën “fiktive” të tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, e vërteta është se skemat “mafioze” e “marifetet” ekzistojnë në forma të fshehta e të shpikura.

A janë të korruptuara Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ?

E sa më tepër të fshehin këta tipa, duke filluar nga ish – ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, sa më tepër të mbulojnë të vërtetën, sa më tepër ta devijojnë atë, sa më tepër ta përdorin në shërbim të gënjeshtrës së tyre, aq më tepër e fshehura e së vërtetës do të duket, do ti ndjekë pas, nuk do t’u ndahet.

VJEDHJA E 1,326,875,778 LEKË nga tenderi i uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit, zhvilluar në datë 10.05.2020, u realizua përkatësisht: Nga ulja në total sasia prej 239,985 uniforma etj, që do të blihen më pak në procedurën e rihapur në datë 5.11.2019, që vlerësohen në vlerën 500,000,000 lekë (vjedhje e parashkuar që në dokumentat e tenderit) + 826,875,778 lekë vjedhja nga përdorimi i skemës ”mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, nga të cilat: 612,183,378 lekë vjedhja është nga uniformat e policisë, ndërsa 214,692,400 lekë vjedhja është nga këpucët e policisë. Ose 10,8 MILION EURO, SHKON VJEDHJA NGA: Tenderi i uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit. Në dokumentave e tenderit tregohet se janë 10,000 punonjës policie që përfitojnë uniforma dhe këpucë, kështu nga uniformat dhe këpucët e tyre, i bie që të jetë vjedhur nga 1,000 euro se cili punonjës policie, në kohë pandemie.

Në datë 14.07.2020, nga procedura e tenderit 4 – vjeçar “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me Fondin limit: 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë me TVSH), zhvilluar në datë 11.05.2020, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, ka shpallur fitues Operatorin Ekonomik, me aktivitet “Gërmime Dheu”, ”D&E ” SHPK. Nga krahasimi me fondit limit prej 2,800,347,570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë me TVSH), që është rihapur procedura e tenderit në datë 5.11.2019, fituesi i tenderit “D&E” sh.p.k, ka ofruar vlerën 2,769,054,776 lekë pa TVSH (3,322,865,731 lekë me TVSH). Ose ka ofruar 98,87 % të fondit limit (është ulur 1,13 %, nga fondi limit), me një diferencë më pak nga fondi limit, prej 31,292,794 lekë pa TVSH (37,551,352 lekë me TVSH)

Në datë 10.09.2020, është nënshkruar kontrata e parë ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësuar nga Z. Th. Gravani, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse (me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Z. I. Kadiu, përfaqësues i Operatorit Ekonomik: “D&E” SHPK, me Vlerën totale përfundimtare të kontratës së parë, 1,727,504,772 me TVSH, për Total Sasia prej 245,658 uniforma, këpucë, etj, për 2-vjet. (1,439,587,310 lekë pa TVSH + 20 % TVSH = 1,727,504,772 lekë me TVSH). Sipas akteve ligjore e nënligjore “Për Prokurimin Publik”, kontratat lidhen me TVSH). Kjo kontratë është publikuar dhe në Buletinin Nr.77, datë 28 Shtator 2020, të Agjencisë së Prokurimit Publik (faqe 313/422). Mbetet për t’u kontraktuar dhe për 1,595,360,959 lekë me TVSH, për Total Sasia prej 241,658 uniforma, këpucë, etj, dhe për 2-vjet të tjera. (1,329,467,466 lekë pa TVSH + 20 % TVSH = 1,595,360,959 lekë me TVSH). Në Dokumentat e Tenderit, të ndryshuara (të procedurës së rihapur në datë 5.11.2019), Shtojca 13, SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT, Sasia e pritshme e artikujve të uniformës, tregohet: Përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë. Lidhja e kontratës së parë është nënshkruar në datë 10.09.2020, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë, ç’ka do të thotë, se në datë 10.11.2020, duhet të jenë realizuar një sasi uniforma, këpucë, etj, nga kjo kontratë? Nga të cilat një pjesë e punonjësve të Policisë do të vishen me uniforma e këpucë në datë 13 Janar 2021, në një ceremoni të organizuar me rastin e 108 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. Me këtë rast çertifikohet dhe vjedhja e përmasave të mëdha, që kap vlerën e 1,326,875,778 lekë. Sipas përllogaritjeve 826,875,778 lekë shkon vjedhja nga përdorimi i skemës “mafioze” shumatorja e çmimit për njesi, nga të cilat: 612,183,378 lekë vjedhja është nga uniformat e policisë, ndërsa 214,692,400 lekë vjedhja është nga këpucët e policisë.

  1.  Operatori Ekonomik me aktivitet “Gërmime Dheu” “D&E” sh.p.k, fitues i procedurës “fiktive” të këtij tenderit në plotësimin Shtojca 3 FORMULARI I OFERTËS EKONOMIKE, të Dokumentave të Tenderit, nga përdorimi i skemës “mafioze” shumatorja e çmimeve për njësi, për të njëjtët artikuj të uniformës, këpucëve, etj, të Policisë, edhe pse janë të ndërtuar me të njëjtat parametra teknik të materialit bazë (si lëndë të parë) në cilësi, nga ato që përmbajnë specifikimet teknike, apo në disa raste dhe për modele të njëjta, por që ka vendosur 2 – 3 dhe 4 çmime të ndryshme dhe të njëjta, në raport me Shtojca 13, SASIA DHE GRAFIKU I LËVRIMIT të Dokumentave të Tenderit (Sasia e pritshme e artikujve të uniformës që kërkohen), duke ndjekur parimin e përfitimit të “majme”: Ndërsa, atje ku sasia e pritshme (në total) për t’u realizuar (uniforma, këpucë, etj) është më e madhe, ka vendosur çmime të larta (të “majme”), ndërsa atje ku sasia e pritshme (në total) për t’u realizuar (uniforma, këpucë, etj) është e vogël, ka vendosur më të ulëta.

UNIFORMAT E POLICISË SË SHTETIT: 612,183,378 lekë vjedhja është nga uniformat e policisë së si më poshtë:

 

  1. Rastet kur Operatori Ekonomik “D&E” sh.p.k, fitues i tenderit, ka vendosur dy çmime të ndryshme?

 

  1.  Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të ngrohtë) treçreksh, për sasinë prej 1,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 4,320 lekë/1 copë me TVSH. (Këtë lloj Xhupi do ta përdorin edhe drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit).
  2.  Ndërsa, Xhup shërbimi (me veshje të ngrohtë) i shkurtër, për sasinë prej 13,500 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 11,400 lekë/1 copë me TVSH. (Ky lloj Xhupi përdoret dhe nga punonjës Policie të thjeshtë).

Pra, me një diferencë prej 7,080/1 copë (11,400 lekë – 4,320 lekë = 7.080 lekë x 13,500 copë = 95,580,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Xhup shërbimi (me veshje të ngrohtë) i shkurtër.

Pra, Xhup shërbimi (me veshje të ngrohtë) i shkurtër, përdoret dhe nga punonjës Policie të thjeshtë, kushton 7,080 lekë më shumë se Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të ngrohtë), (11,440 lekë – 4,320 lekë = 7,080 lekë më shumë), ose 2,64 herë më shumë se Xhup shërbimi (3/4)(me veshje të ngrohtë) treçereksh, që do të përdoret dhe nga edhe drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit.

  1.  Kostum uniforme / meshkuj (1 Xhaketë, 2 pantallona, 2 kapele) për sasinë prej 15,500 komplete që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 36,180 lekë/1 komplet me TVSH.
  2.  Ndërsa, Kostum uniforme/femra (1 Xhaketë, 1 pantallona, 1 fund, 2 kapele), për sasinë prej 2,500 komplete që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 26,400 lekë/1 komplet me TVSH.

Pra, me një diferencë prej 9.780 lekë/1 komplet më shumë kushton Kostum uniforme / meshkuj (1 Xhaketë, 2 pantallona, 2 kapele) (36,680 lekë – 26,400 lekë = 9.780 lekë x 15,500 komlete që do të blihen = 151,590,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Kostum uniforme / meshkuj (1 Xhaketë, 2 pantallona, 2 kapele).

  1.  Këmishë me mëngë të gjata meshkuj për sasinë prej 28,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 4,680 lekë/1 copë me TVSH.
  2.  Ndërsa, Këmishë me mëngë të gjata femra për sasinë prej 5,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar 3,300 lekë/1copë me TVSH.

Pra, me një diferencë prej 3.300 lekë/1 copë më shumë kushton Këmishë me mëngë të gjata meshkuj (4,680 lekë – 3,300 lekë = 1.380 lekë x 28,000 copë që do të blihen = 38,744,000 lekë me TVSH), është vjedhja,nga Këmishë me mëngë të gjata meshkuj.

  1.  Rrip pantalloni për sasinë prej 11,700 copë që do të blihen që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 2,600 lekë/1 copë me TVSH
  2.  Ndërsa Rrip ceremoniali për sasinë prej 100 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 780 lekë/1 copë me TVSH.

Pra, me një diferencë prej 1.820 lekë/1 copë më shumë kushton Rrip pantalloni (2,600 lekë – 780 lekë = 1,820 lekë x 11,700 copë që qo të blihen = 21,294,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Rrip pantalloni.

  1.  Pantallona vere meshkuj për sasinë prej 25,000 palë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 6,960 lekë/1 palë me TVSH,
  2. Ndërsa Pantallona vere femra për sasinë prej 4,500 palë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 4,920 lekë/1 palë me TVSH.

Pra, me një diferencë prej 2,040 lekë/1 palë më shumë (6,960 lekë – 4,920 lekë = 2.040 lekë x 25,000 palë që do të blihen = 51,000,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Pantallona vere meshkuj.

 

  1. Këmishë me mëngë të shkurtëra meshkuj për sasinë prej 33,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 4,854 lekë/1 copë me TVSH.
  2. Ndërsa, Këmishë me mënge të shkurtëra femra për sasinë prej 9,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 3,480 lekë/1 copë me TVSH.

Pra, me një diferencë prej 1,374 lekë më shumë(4,854 lekë – 3,480 lekë = 1,374 lekë x 33,000 copë që do të blihen = 45,342,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Këmishë me mëngë të shkurtëra meshkuj.

Edhe pse janë të ndërtuar me të njëjtat parametra teknik të materialit bazë (si lëndë të parë) nga ato që përmbajnë specifikimet teknike, 1/ copë Këmishë me mëngë të shkurtëra/meshkuj kushton 174 lekë më shumë se 1 copë Këmishë me mëngë të gjata/meshkuj???. Ndërsa 1/ copë Këmishë me mëngë të shkurtëra/femra kushton 180 lekë më shumë se 1/ copë Këmishë me mëngë të gjata/femra???

  1. Kapele verore meshkuj për sasinë prej 15,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 3,360 lekë/1 copë me TVSH.
  2. Ndërsa, Kapele verore femra për sasinë prej 4,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 2,887 lekë/copa me TVSH).

Pra, me një diferencë prej 473 lekë më shumë (3,360 lekë – 2,887 lekë = 473 lekë x 15,000 copë që do të blihen = 7,095,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Kapele verore meshkuj.

  1. Këmishë doku blu ripstop me mëngë shkurtëra (për stërvitje e shërbime) për sasinë 12,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 4,176 lekë/1 copë me TVSH.
  2. Ndërsa, Pantallona doku ripstop të shkurtëra (për punonjësit e policisë që kryejnë shërbimini në plazhe) për sasinë 400 palë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 2,400 lekë/1 palë me TVSH.

Pra, me një diferencë prej 1,080 lekë/1 copë më shumë (4,176 lekë –2,400 lekë = 1.776 lekë x 12,000 copë që do të blihen = 21,312,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Këmishë doku blu ripstop me mëngë shkurtëra (për stërvitje e shërbime).

  1. Këmishë ceremoniale me mëngë të gjata/meshkuj për sasinë prej 9,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 3,600 lekë/1 copë me TVSH.
  2. Ndërsa Këmisha me m/gjata civile/ meshkuj prezantuese për zyrat e pritjes qytetareve për sasinë prej 75 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 528 lekë/1 copë me TVSH.

Pra, me një diferencë prej 3.072 lekë 1/ copë (3,600 lekë – 528 lekë = 3.072 lekë x 9,000 copë që do të blihen = 27,648,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Kemishe ceremoniale me menge te gjata/meshkuj.

  1. Këmishë ceremoniale me mëngë të gjata/femra për sasinë prej 3,500 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 2,520 lekë/1copë me TVSH.
  2. Ndërsa Këmisha me m/gjata civile/femra prezantuese për zyrat e pritjes qytetarëve, për sasinë prej 750 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 432 lekë/1 copë me TVSH.

Pra, me një diferencë prej 2.092/1 copë (2,520 lekë – 432 lekë = 2.092 lekë x 3,500 copë që do të blihen = 7,322,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Këmishë ceremoniale me mëngë të gjata/femra.

  1. Xhup me vizibilitete te lartë për Policinë Rrugore për sasinë prej 1,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 4,200 lekë/1 copë me TVSH,
  2. Ndërsa Jelek me Vizibilitet te lartë për Punonjësit e Policisë Patrullë e Përgjithshme, për sasinë prej 4,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 6,660 lekë/1 copë me TVSH.
  • Ndërsa Jelek me Vizibilitet të lartë për Policinë Rrugore, për sasinë prej 1,000 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 6,660 lekë/1 copë me TVSH.
  • Ndërsa Jelek me Vizibilitet të lartë për Punonjësit e Policisë Seksioni i Forcës së Posaçme SHQIPONJA dhe të Njësisë së Ndërhyrjes së Patrullave me Motoçikleta, për sasinë prej 700 copë që do të blihen, çmimi i ofruar (kushton) 6,660 lekë/1 copë me TVSH.

Pë të tre Jelek me Vizibilitet te lartë të mësipërm Operatori Ekonomik “D&E” sh.p.k, fitues i tenderit, ka vendosur të nëjtin çmim (6,660 lekë/1 copë me TVSH). Pra, me një diferencë prej 2,460 lekë/1 copë (6,660 lekë – 4,200 lekë = 2,460 lekë x 4,000 copë që do të blihen = 9,840,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Jelek me Vizibilitet te lartë për Policinë Patrullë e Përgjithshme. Pra, me një diferencë prej 2,460 lekë/1 copë (6,660 lekë – 4,200 lekë = 2,460 lekë x 1,000 copë që do të blihen = 2,460,000 lekë me TVSH), është vjedhja nga Jelek me Vizibilitet të lartë për Policinë Rrugore.

Pra, me një diferencë prej 2,460 lekë/1 copë (6,660 lekë – 4,200 lekë = 2,460 lekë x 700 copë që do të blihen = 1,722,000 lekë me TVSH), është vjedhja për për Punonjësit e Policisë Seksioni i Forcës së Posaçme SHQIPONJA dhe të Njësisë së Ndërhyrjes së Patrullave me Motoçikleta. Gjithsej, vjedhja nga Jelek me Vizibilitet të lartë, kap vlerën 14,022,000 lekë me TVSH (9,840,000 + 2,460,000 + 1,722,000 = 14,022,000 lekë).