Defekt në nënstacionin e ri elektrik të Gjirokastrës, pa energji elektrike 90% e qytetit dhe fshatrave

109
Sigal

Një defekt i rëndë ka ndodhur në nënstacionin e ri Elektrik të Gjirokastrës, duke lënë pa korrent 90% të qytetit dhe të fshatrave përreth.

Sipas informacioneve të siguruara nga terreni, defekti është konstatuar si rrjedhojë e ngarkesës së lartë në rrjet.

OSHEE Rajoni Gjirokastër është treguar i kursyer në dhënien e informacionit, ndërkohë që në këtë të ftohte kur temperaturat e ajrit janë të ulëta, konsumatorët po privohen nga furnizimi me energji.