Damian Gjiknuri: SHBA e shqetësuar për lobimin rus, politika shqiptare të marrë masa

106

Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se SHBA është shumë e shqetësuar për lobimin rus në vend. Pas takimit të zhvilluar me ambasadoren Yuri Kim, kryetarin e KQZ-së dhe deputeten Jorida Tabaku, Gjiknuri tha se politika duhet të marrë masa për të parandaluar këto financime të paligjshme. Ai shtoi më tej se ka një kuadër ligjor që parandalon këto financime. Folëm për masat që duhet të marrin institucionet shqiptare për të parandaluar financimet e paligjshme e madje dhe me rrezik për interesat kombëtare. Shpresojmë që të gjithë partitë të parandalojnë aktet që tashmë disa janë bërë dhe publik. Ky është një shembull për t’u marrë parasysh. Duhet të evitojmë financimet e jashtëligjshme. Fokusi ishte shqetësimi i SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, qoftë në parti politike por edhe në organizata mediatike nëpërmjet fondeve. U ngrit shqetësimi i SHBA lidhur me potencialin e shteteve të huaja, konkretisht Rusia dhe masat që duhet të marrë politika shqiptare për të parandaluar çdo rrezik. Ky ishte fokusi. Ka një kuadër ligjor për të parandaluar financime të panevojshme. Shpresoj që të gjitha partitë të ngrejnë mekanizmat e tyre.‘-u shpreh Gjiknuri.  Janë gjëra teknike, do i diskutojmë në vijim, mund të ketë dhe ndërhyrje të tjera, po fokusi ishte shqetësimi i SHBA për përfshirjen e influencave ruse në vend. Nuk ishte biseda për masat, u bë nisur nga raporti i fundit, u tha se shqetësimet janë reale në mënyrë që të mos përsëriten më. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim zhvilloi një mbledhje me përfaqësuesit e partive politike në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fokusi i takimit ishte lobimi rus në partitë politike, shqetësim ky i ardhur nga deklarata e zyrtarit amerikan. 

Çfarë thotë raporti?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.