Ilirjan Celibashi: Ambasadorja përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse

98
Sigal

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi zbuloi detaje nga takimi që pati me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ai tha se Kim përcolli shqetësimin e SHBA-ve për financimet ruse. “Kim përcolli shqetësimet e SHBA për financimet ruse, natyra e diskutimit ishte informimi dhe përcjellja e një shqetësimi nga ana e tyre. Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Një lloj informimi dhe përcjellja e një shqetësimi, nuk u bënë diskutime, ata si përfaqësues të PD konfirmojnë nevojën për ta qasur nga pikëpamja rregullatore, në vijim do ketë ndryshim,”-tha Celibashi.