Vlorë/ Vijon prej 24 orësh zjarri në Dukat, rrezikohen banesat

115
Sigal

Prej 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Dukatit.

Zjarri i ndihmuar nga era ka përparuar në drejtim të fshatit duke rrezikuar të avancojë drejt banesave në zonë.

Rreth orëve të para të mëngjesit zjarrfikësit janë vënë në gatishmëri totale pas alarmit se rrezikohen banesat.

Flakët u përhapën ditën e djeshme rreth orës 17:00. Për shuarjen e tyre përveç forcave zjarrfikëse u angazhuan edhe banorët e zonës.