Ulen pagat me 5500 lekë për 2100 punonjës të Policisë

543
Duke filluar nga data 1 Prill e këtij viti, 2100 punonjës të Policisë së Shtetit do të do të përballen me një ulje të ndjeshme page për shkak të ndryshimit të gradave. Bëhet fjalë për minimalisht 5 mijë e 500 lekë që do t’i zbriten secilit nga rroga mujore. Urdhri është shpërndarë nga Drejtoria e Financave që në fillim të këtij muajit. Efekti negativ lidhet me ndryshimin e sistemit të gradave sipas ligjit të ri të policisë që duhej të kishte hyrë në fuqi që para një viti, megjithëse edhe sot nuk janë plotësuar të gjitha aktet nënligjore. Në ligjin e ri, siç dihej, dy grada do të zhdukeshin nga sistemi: Nëninspektor dhe kryeinspektor.
Sigal