Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur në një takim në Njësinë Administrative Gracen në Elbasan ku ka takuar anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste në këtë njësi administrative. Takimi në kuadër të inspektimit të arritjeve të kreut të Bashkisë dhe struktuarave të PS gjatë këtij mandati si dhe diskutimet për synimet në zgjedhjet e ardhshme vendore, ndërsa shoqërohej nga kreu i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja. “Bashkë me Gledin zhvilluam një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Gracen. Komunikimi i pandërprerë me qytetarët paralel me punën intensive në çdo strukturë socialiste janë tregues për një tjetër rezultat pozitiv në garën elektorale të radhës.” Për anëtarët e asamblesë së PS në Njësinë Administrative Gracen ka konfirmuar synimet e Partisë Socialiste në këtë garë për bashkitë e vendit që do të zhvillohn në 14 maj 2023. “Objektivi i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit është i qartë, fitore në të gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan” deklaroi ndër të tjera Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri në takimin e zhvilluar me strukturat e PS.