Dalin detaje nga vrasja në Kavajë, dy grupe përplasen…vdes i pafajshmi, viktima po rrinte

445
Sigal

Një vrasje me armë ka ndodhur në Kavajë pak momente më parë. Është ekzekutuar një burrë rreth 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Kavajë.

Burri nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Viktima ka qenë duke qendruar në zonën ku ka ndodhur përplasja me armë mes bandave.

Policia ka arritur të ndalojë dy personat e dyshuar për vrasjen. Ende nuk dihet identiteti i tyre, por janë dy persona të cilët mendohet se vranë burrin rreth 50 vjeç.

Bëhet fjalë për dy grupe që janë përplasur me armë me njëra-tjetrën në Kavajë. Burri që mbeti i vrarë nuk kishte lidhje me konfliktin. Personat që qëlluan me armë kanë qenë në një makinë.

Gjithashtu nga të shtënat me armë raportohet se ka dy të plagosur.