Bujqësia hapa pas, pagat më të ulëta se para pandemisë, thellohet hendeku me pagën mesatare

201
Sigal

Sektori më i madh i ekonomisë shqiptare, bujqësia, po vuan mungesën e modernizimit dhe përshtatjen me ekonominë e tregut si rrjedhojë e copëzimit të lartë të tokës, mungesës së mekanizmit dhe mbështetjes financiare nga qeveria.

Studimet kanë treguar se sektori i bujqësisë së bashku me turizmin ka hapësirat më të mëdha për rritje, por tre vitet e fundit produktiviteti në sektor është përkeqësuar.

Ekonomia u normalizua me 2021 dhe niveli i pagave mesatare në ekonomi ka pësuar rritje në krahasim me para pandemisë në tremujorin e tretë të vitit, teksa në sektorin e bujqësisë ka ndodhur e kundërta. Në tremujorin e tretë 2021 paga mesatare në bujqësi ishte 35,627 lekë, nga 36,397 lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2019 ose 2.1 % më e ulët. Ndërsa në paga mesatare në shkallë vendi u rrit me 8.8 në të njëjtën periudhë krahasuese.

Hendeku ndërmjet pagës mesatare në bujqësi dhe pagës mesatare ne ekonomi është thelluar ndjeshëm në tre vitet e fundit. Në tremujorin e tretë 2021, paga mesatare në bujqësi ishte 36.8 për qind më e ulët se paga mesatare në ekonomi. Në tremujorin e tretë 2019 kjo diferencë ishte 25%.

Sipas grafikut bashkëngjitur që referon të dhënat nga INSTAT mbi ecurinë tremujore të pagave mujore bruto në ekonomi, pagat në sektorin bujqësor arritën nivelin më të lartë historik në tremujorin e dytë 2019 me 39,313 lekë. Pas këtij tremujorin pagat në sektorin bujqësor pësuan ulën dhe mbeten ndjeshëm poshtë mesatares së para pandemisë.

Zhvillimet në sektor nuk paraqiten me optimizëm edhe për vitin 2022. Çmimet e larta të inputeve bujqësore, heqja e skemës së subvencionit dhe mungesa e punonjësve e kanë rënduar klimën e bizneseve në bujqësi. Fermerët kanë lajmëruar pakësim të mbjelljeve këtë sezon.

Edhe pjesa tjetër e zinxhirit nuk janë optimistë, sidomos eksportuesit. Si rrjedhojë e heqjes së skemës së subvencionit të TVSH-së. Burime nga Doni Fruits kompania më e madhe e grumbullimit dhe eksportit të fruta-perimeve në vend pohojnë se nuk presin rritjen vitin në vijim.

Historikisht bizneset bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi rritja e kostove të lëndëve të para dhe mungesa e tregut po lë pa mbjellë qindra hektarë tokë për sezonin tjetër. Në zonat e Fierit dhe Lushnjës, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se vitin e kaluar.

Sipas ekspertëve, nxitja e eksporteve bujqësore, më shumë se sa nga prodhimi në fushë, po vjen nga përmirësimi i zinxhirëve të tregtisë dhe eksportit, si dhe investimeve në kapacitete frigoriferike.

Në paketën fiskale 2022 u bënë 2 ndryshime të taksave me efekt në rritjen e kostos për industrinë e përpunuese të ushqimeve..

U hoq TVSH-së të rimbursueshme për blerjet nga 6% që ishte më 2021 dhe u hoq përjashtimi i TVSH-së për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që ishte më 2021.

Bujqësia hapa pas, pagat më të ulëta se para pandemisë,

Bujqësia hapa pas, pagat më të ulëta se para pandemisë,