Spërkatja dështon/ Zgjerohet harta e “pushtimit” nga karkaleci, fermerët: Ilaçi ishte i skaduar

322
Sigal

Kolonitë e karkalecave vazhdojnë ta zgjerojnë hartën e tyre të pushtimit në Myzeqe.

Pas fshatrave të Divjakës, prej disa ditësh karkalecat janë përhapur në shumë zona të bashkisë Lushnjë si Savër, Karbunarë, Plug, Grabjan etj. Në këto zona, karkaleci po dëmton shumë sipërfaqe të mbjella.

Vetë fermerët janë munduar ta luftojnë të vetëm, por pa e arritur ta mundin, pasi jo të gjithë janë në një mendje për të spërkatur tokat e tyre.

Veç kësaj, një tjetër problem për ta mbetet efektiviteti i helmeve kundër karkalecit. Sipas fermerëve dezifektanti ka qënë i skaduar.

“Helmi ishte i skaduar! Në vënd që të ulte numrin e fushave të infektuara përkundrazi kanë vijuar të shumohen në mënyrë agresive”.

Drejtoria e Mbrojtjes së Bimëve në Lushnje bën me dije se janë ndërmarrë aksione për spërkatjen e vatrave të shfaqura në këto zona, por ka qenë moti i keq që ka reduktuar efektin e aksioneve të tilla.

Mesa duket aksione dhe propaganda e qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ku njoftonte se deznfektimi për zhdukjen e karkalecit nga fushat vijon në bazë të planit mesa duket paska dalë fare nga plani dhe po përpin mundin dhe fitimet e fermerëve.

Por edhe pse Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar punën që në sezonin e vjeshtës duke zbatuar një protokoll shkencor për zhdukjen e karkalecit, që nis me dezinfektimin e insektit që në formën larvore të tij (pikërisht në këtë periudhë 10 – 20 qershor) dhe në fazën kur bëhet vezë në periudhën e vjeshtës, nuk paska mjaftuar pasi përtej protokollit dezinfektimi duhet me preparate që nuk i ka kaluar afati i përdorimit.