Një lagje në Lezhë pa energji elektrike prej më shumë se 24 orësh, dëmtohen dhjetëra pajisje elektroshtëpiake nëpër banesa, ja çfarë ka nodhur

Një defekt në kabinë elektrike në lagjen “Gurra” të Lezhës, ka sjellë dëmtime të pajisjeve elektroshtëpiake si dhe ka lënë pa energji që prej ditës së djeshme banorët e kësaj lagjeje. Era e fortë gjatë 24 orëve të fundit solli luhatje të energjisë elektrike, duke sjellë këtë situatë.

Tensioni i energjisë arriti deri në 400 volt, duke djegur shuma pajisje në banesa dhe biznese të kësaj zone. Banorët thonë se dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme dhe derisa janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike kërkojnë kompensim nga shteti.
Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë ndërhynë menjëherë në riparimin e defektit dhe rikthimin e normalitetit në furnizimin me energjisë elektrike, ndërsa bëhet me dije se luhatjet e energjisë janë krijuar nga shkëputja e nulit përcjellës brenda kabinës si shkak i erës së fortë.

NOA