“Kryeministri i inceneratorëve dërdëlliti prapë!”, Vasili: Oferta e Ramës për 6 marsin, batakçillëk, hajdutllëk, maskarëllëk

196
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar sulmoi opozitën dhe presidentin Ilir Meta.

Vasili shkruan se oferta e Ramës për 6 marsin është batakçillëk, hajdutllëk dhe maskarallëk.

Postimi i plotë:

Oferta e Ramës për 6 Marsin: Batakçillëk, Hajdutllëk,Maskarëllëk.

Kryeministri i inceneratorëve dërdëlliti prapë!

Kryeministri, që i la vetëm pa u paguar asnjë lek shqiptuarve për pandeminë murmuriti prapë.

Kryeministri, që u prish shtëpitë qytetarëve pa ligj dhe i mbyt me gaz hungëriu prapë.

Kryeministri, që mbyti Shqipërinë me drogë, që kërkon edhe ta legalizojë broçkolliti prapë.

Kryeministri, që vodhi e bleu votat me para’ plehrash, droge dhe krimi lehu prapë.

Oferta e kryeministrit për shqiptarët në zgjedhjet e 6 marsit është Batakcillëk, Hajdutllëk dhe Maskarallëk.