Dështoi në Europë, Mirel Josa largohet nga Prishtina

518
Sigal

Pas humbje me St Joseph’s, trajneri Mirel Josa është larguar nga drejtimi i klubit të Prishtinës.

Skuadra e Mirel Josës nuk ia doli të bënte mirë në turin e parë të Europa Leagues, pasi humbi ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultatin 1-0, ndërsa takimin e dytë e humbi 2-0.

Josa nuk ka arritur të fitojë as kampionatin duke e humbur për dy sezone radhazi në ndeshjet e fundit. Drejtuesit kanë humbur durimin dhe kanë vendosur të ndajnë rrugët me trajnerin shqiptar.