Çmimi i naftës do të rritet 3-4 lekë për litër

498
Sigal

Gazeta Telegraf/ Vendimi i qeverisë për
liçensimin e pikave të karburantit do të bëjë që çmimi i naftës të rritet me
3-4 lekë për litër. Nëse gjykata Kushtetuese nuk do të shfuqizojë vendimin e
qeverisë rritja e çmimit është e sigurtë.

Unioni i Shoqërive Hidrokarbure ka
mbrojtur në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e
vendimit të qeverisë për tarifat e liçensimit të pikave të karburantit

Ky vendim parashikon që pagesa për
liçensimin e një pike karburanti është 5 milionë në Tiranë dhe 2 milionë në
bashkitë e tjera. Sipas Presidentit të Unionit të Shoqërive Hidrokarbure,
Fatjon Veizaj nëse ky vendim do të lihet në fuqi shumë biznese të pikave të
karburantit do të falimentojnë dhe çmimi i karburanteve do të ngrihet me 3-4
lekë/litër.

“Me argumentet që ka parashtruar
pala e qeverisë, sjell një falimentim të pikave të karburantit, për shkak sepse
zë rreth 25% të fitimit bruto të këtyre pikave. Kjo është një taksë për
falimentimin e subjekteve. 95 lekë për litër në atë tabelë që ju shikoni janë
taksa që i shkojnë shtetit, kështu që relativisht kjo është një 20% e kostos së
karburantit. I bie nëse aplikojmë, që të ketë një rritje mesatare 3-4 lekë për
litër”, tha Veizaj para Gjykatës Kushtetuese