Vlorë, kapen 324 kg kanabis, një person në pranga

507
Sigal

Gazeta Telegraf/ Një sasi e madhe prej 324 kg marijuanë është kapur sot në mesditë nga Policia e Vlorës, ku është arrestuar 1 person dhe një tjetër është shpallur në kërkim.Gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë në fshatin Tragjas, përballë banesës së shtetasit Z.T., kanë gjetur të fshehur në të një sasi me lëndë narkotike me peshë totale rreth 269 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sativa.Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Z.T., si autorin e dyshuar në lidhje me posedimin e kësaj lënde narkotike, për të cilin po punohet për kapjen e tij.Gjithashtu, Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aldrin Ramadani, për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Tragjas, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi tjetër me lëndë narkotike me peshë prej 55 kg (kilogram), të llojit Cannabis Sattiva.Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.