Çmimi i energjisë elektrike/ ERE anulon fashën 800 kwh për muajin tetor

126
Sigal

Bordi i ERE-s ka pezulluar rritjen e tarifës për energjinë elektrike për muajin tetor, por e ka shtyrë aplikimin e saj nga 1 nëntori deri në 31 dhjetor.

Bordi diskutoi “Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”, thuhet ne njoftimin e shperndare per mediat.

Kryetari i ERE, Petrit Ahmeti tha se “çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë”.

“Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do te behet në fund të muajit”, tha ai.

Mbledhja e bordit te ERE vjen pasi qeveria anuloi vendimin për vendosjen e fashes 800 kwh per muajin tetor.

Nderkohe ERE sot anuloi rritjen e cmimit per muajin tetor, miratoi vendosjen e fashes 800 kwh nga 1 nentori deri me 31 dhjetor 2022.