Iu shpërndante kokainë të rinjve, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

107
Sigal

Policia në Itali ka vënë në pranga një të ri shqiptar që shpërndante kokainë bashkëmoshatarëve të tij gjatë orareve të mbrëmjes.

Bëhet e ditur se 23-vjeçari shqiptar u pikas nga Guardia di Finanza nnë Rieti fundjavëne kaluar. Efektivët kishin dalë në terren për të siguruar rendin gjatë jetës së natës dhe aty vunë re të riun të cilit njerëzit i afroheshin në mënyrë të pazakontë.

Kjo rrethanë ka bërë që policia ta kontrolloj shqiptarin të cilit i gjetën një sasi kokainë të cilën e shiste 50 euro gramin.

23-vjeçarit që si duket ishte i papunë dhe i pastrehë, iu gjetën para të pajustifikuara , në vlerë totale 2400 euro, të rikthyer nga Fiamme Gialle në të ardhurat e shitjes, të cilat u seksuestruan. Një ditë më pas, policia identifikoi edhe persona të tjerë të konstatuar si përdorues kokaine.