“Çmenden” temperaturat, sot 41 gradë Celsius

512
Shqipëria është përfshirë nga një seri temperaturash të larta dhe i nxehti pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të “Meteoalb”, publikuar në faqen e saj zyrtare, gjatë ditës së djeshme dhe sot, “vijon dominimi i masave ajrore të nxehta e të thata nga kontinenti afrikan drejt Evropës Jugore, të cilat sjellin kthjellime dhe temperatura ekstremisht të larta në territorin shqiptar”. Ekspertët vlerësojnë se orët e pasdites sjellin vranësira kalimtare në zonat malore, por pa mundur të gjenerojnë shira. Për sa i përket situatës termike, temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë në mëngjesin e djeshëm (e martë) po ashtu mesdita ka sjellë një rritje prej 1-2 gradësh në të gjithë territorin, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 40 gradë C. Edhe dita e sotme nuk pritet të sjellë ndryshime të temperaturave, duke ruajtur maksimumin në rang vendi në vlerat 40 – 41 gradë C. Vendi ynë prej disa ditësh po ndeshet me temperaturë shumë të lartë që kalon kaluar herë pas here edhe kufirin 40 gradë Celsius. Këto temperatura kanë sjellë probleme të shumta në masivet pyjore, që rrezikohen nga zjarret, ndërsa janë bërë shqetësuese edhe për gjendjen shëndetësore të shtresave të caktuara të popullatës.


Sigal