SHBA presion diplomatik Venezuelës

474
Shtetet e Bashkuara kanë vijuar të shprehin papajtueshmërinë e tyre në lidhje me situatën e acaruar politike në Venezuelë.

Në një deklaratë të fundit për shtyp, Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se homologu i tij, Nikolas Maduro, do të mbajë përgjegjësi për fatin e dy liderëve opozitarë që u arrestuan një ditë më parë.

Në qëndrimin zyrtar, Shtëpia e Bardhë kërkon lirimin e menjëhershëm Leopoldo Lopez dhe Antonio Ledezma, me argumentin se ndalimi i tyre ka qënë i jashtëligjshëm dhe se në këtë mënyrë Maduro po shtyp mednimet ndryshe.

Trump nuk nguron t’a quajë qeverinë e Maduros një diktaturë, ndërsa shprehet kundër arrestimeve me prapavijë politike. Adminsitrata amerikane i konsideron veprimet e fundit të qeverisë së Venezuelës të papranueshme ndërsa paralajmëron se sanksionet e vendosura mund të përshkallëzohen.

Ndërkaq, situata në këtë vend vijon të mbetet mjaft e tensionuar.

Qytetarët kanë vijuar të protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese që po tenton të sjellë Presidenti Nikolas Maduro.

Sipas tyre, kreu i shtetit dhe qeverisë po mundohet që të përqëndrojë pushtetin në duart e tij.

Maduro ka patur presion edhe nga faktorë të tjerë të rëndësishëm të arenës ndërkombëtare. Përvec ShBA-së, shqetësime janë shprehur edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si dhe nga Bashkimi Europian.
Sigal