Çiklistët shqiptarë tregojnë tmerrin, si u ndoqën nga arusha në Malin e Sharrit

630
Sigal

Dy të rinj nga Kosova kanë përjetuar një aventurë të rrezikshme teksa ishin duke pedaluar me biçikletë në Malin e Sharrit.

Teksa po ecnin, dy arushë të vegjël u kanë prerë rrugën.

Menjëherë pas kësaj ,ata thanë se arusha e madhe iu është vërsulur, pasi ka menduar se do ia marrnin të vegjlit e saj.

Fatmirësisht, dy çiklistët shpëtuan paq, duke iu shmangur arushës, teksa pedaluan me shpejtësi.

Ata thanë:

Ishim duke ecur në malet e Sharrit kur rastësisht hasëm në një arushë me dy këlyshë. Arinjtë e vegjël vetëm për disa centimetra shpëtuan nga përplasja me bicikletën, ndërsa arusha e madhe u tërbua pa masë dhe filloi të na ndiqte.  Për fat të mire pedaluam fort edhe iu shmangem arushës. Ishte një moment shumë i frikshëm, por njëkohësisht edhe shumë i veçantë që rrallë kush mund ta përjetojë”