Çfarë do të ndodhë nesër në protestën e opozitës? Berisha: Do të mbushen rrugët e sheshet

91
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se në protestën e thirrur nga opozitë të shtunën e 12 nëntorit do të mbushen rrugët e sheshet.

Sipas Berishës, qytetarët nesër do të njihen me alternativën antikrizë të PD dhe opozitës.

Sali Berisha: Një armik i egër i opozitës, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën.

Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën.

Shqiptarët konstatojnë se i mbrojtur me edukatën e babait xhelat, trashëgiminë e dajos xhelat ky ka për kundërshtarin psikologjinë e xhelatit.

Të gjitha këto janë temat e protestës.

Qytetarët nesër do të njihen me alternativën antikrizë të PD dhe opozitës.

Ftoj çdo shqiptar, demokratë, qytetarë pa parti, anëtarë të partive të tjera opozitare, por dhe socialistë që janë shumë më afër nesh se sa sektit të Rilindjes të çelim me atë protestë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar.

Ka si synim madhor rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë, ndëshkimin e hajdutëve të pasurive të saj e fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë, vendimet për Shqipërinë mos merren në Beograd, Ankara, përveç se në Tiranë nga shqiptarët.

Të largojmë pra një person një antishqiptar, një armik të qenies sonë sa më parë nga pushteti. Protesta ju e shihni, sirenat e zemërimit e urrejtjes së papërmbajtur ndaj kësaj qeverie, e dhimbjes, mjerimit të shqiptarëve, po ulërijnë në zemrat e gjithë shqiptarëve në katër anët e vendit.

Mirënjohje për ata që do të mbushin rrugët e sheshet nesër.