Ilir Meta: E përgëzova z.Spahiu për rizgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme

20
Zhvillova sot një takim të ngrohtë me Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, me të cilin ndava urimet më të përzemërta për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
E përgëzova z.Spahiu për rizgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme dhe i shpreha vlerësimin tim për rolin e shquar të Komunitetit Mysliman Shqiptar, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.
Vlerësova faktin se Komuniteti Mysliman Shqiptar tradicionalisht ka qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare, vlera të cilat duhen ruajtur si sytë e ballit.
Komuniteti Mysliman Shqiptar, ashtu edhe të gjitha bashkësitë fetare në vend, kanë një rol të jashtëzakonshëm për forcimin e vlerave kombëtare, ndalimin e shpopullimit, mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje dhe jetë njërëzish.
Të intensifikohen përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre sa më parë.
Në Muajin e Madhërishëm të Ramazanit u bashkohem lutjeve për agjërim të lehtë dhe të pranuar, për bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!
Sigal