3 shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

20
Sigal

Të dukesh i/e zgjuar dhe emocionalisht inteligjent nuk ka të bëjë vetëm me idetë apo shprehjet që po përpiqesh të përcillni, por edhe mënyra sesi e thoni këtë gjë.

Njerëzit shpesh përdorin fjalë dhe shprehje më inteligjente për t’u dukur më të thellë dhe depërtues. Kjo në fakt mund të ketë një efekt negativ, duke e lënë personin tjetër të ndihet i/e vetëdijshëm dhe i/e gjykuar.

Herën tjetër që të flisni me dikë, provoni të përdorni këto tre shprehje të thjeshta që në fakt, i përdorin kryesisht njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale.

#1 “A mund të më tregosh më shumë për këtë?”

Kur dikush ju beson, veçanërisht për diçka të ndjeshme ose të rëndësishme, mendimi juaj i parë nuk duhet të jetë një gjykim i rastit. Njerëzit me një koeficient të lartë emocional bëjnë pyetje që e bëjnë personin përballë të ndihet i/e dëgjuar dhe i/e pranuar dhe e shtyjnë drejt detajeve të reja dhe rrëfimeve të gjata dhe pa doreza.

#2 “Unë mendoj…”

Kur je duke korrigjuar dikë ose duke dhënë një mendim, të thuash “ky ishte problemi” del si ofenduese dhe e vrazhdë. Njerëzit me vetëdije dhe inteligjencë të lartë shmangin këto lloj deklaratash. Ata në fakt, bëhen më pranues të mendimeve dhe gjykimeve të të tjerëve, duke dhënë edhe idenë e tyre shumë thjeshtë dhe pa shumë pompozitet.

#3 “A mund të më japësh ndonjë këshillë?

“Sa do e çuditshme tingëllon, kërkimi i këshillave mund t’ju bëjë të dukeni më të zgjuar. Në fund të fundit, duhet pak inteligjencë emocionale dhe vetëdije që ta kuptoni se nuk i dini përgjigjet për çdo situatë apo ngjarje. Një nga pengesat më të mëdha për këtë qasje është ankthi dhe kjo ju ndalon të ndërmerrni hapin e parë që mund të çojë në një kontakt kyç biznesi, një mundësi të re pune ose një partner/e romantike. Ndaj, mos kini mëdyshje sa herë mendoni se keni nevojë për këshilla.