Horrori në Kombinat/ Kush janë dy personat që shkonin në familjen Josifi gjatë kohës që Anisa kishte ndërruar jetë

516
Sigal

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kombinat ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë informuar policinë mbi personat që takoheshin me tre gratë e familjes Josifi vitet e fundit. Sipas dëshmive të tyre Zhaneta dhe Anisa janë parë në zona të ndryshme të Tiranës duke shpërndarë broshura të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Një ndër materialet që grupi hetimor ka në cilësinë e provës është edhe një fotografi ku e ndjera Anisa Josifi shfaqet në shoqërinë e gjashtë personave, ende të paidentifikuar, por që dyshohen si të huaj dhe të përfshirë në sekte fetare. Jo pak mister janë për policinë dhe prokurorinë dy persona, një burrë dhe një grua të cilët vizitonin familjen Josifi. Sipas dëshmitarëve këta të dy kanë qenë të vetmit persona që kanë vizituar gratë në banesë muajt e fundit. Paraprakisht, hetuesit kanë dyshimet se burri dhe gruaja janë pjesë e një prej sekteve fetare që frekuentonte familja Josifi. Në sajë të hetimeve paraprake,  grupi hetimor shprehet se ka dyshime të forta që vajzat të kenë pasur kontakte me një grua të një tjetër sekti fetar pas shkëputjes nga “Dëshmitarët e Jehovait” dhe nga “Kisha Ungjillore”. Kjo gjë, sqaruan burimet pritet të zbardhet nga dëshmia më e plotë që oficerët do t’i marrin sërish Blerta Josifit, menjëherë sapo gjendja e saj mendore e shëndetësore të jetë më e qëndrueshme. Në banesën e tre grave të familjes Josifi, policia gjeti dy bibla, si dhe një fletore e disa copa letrash me mbishkrime dore në të cilët ishin shkruar thënie të marra prej Biblës dhe broshurave të “Dëshmitarëve të Jehovait”.