Denoncon regjisori i njohur: U befasova kur pashë emrin tim. Isha kundër prishjes së Teatrit

401
Sigal

Regjisori i njohur, Dhimitër Orgocka, ka folur për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ka mohuar zërat që ai të ketë qenë pjesë e peticionit, i cili u publikua të premten dhe që mbështeste ndërtimin e një teatri të ri.  ”E pashë emrin e pashë. Nuk e di unë. Më thanë në telefon se çmendon, do prishet? Unë thashë jam i bindur se do prishet, por e mira do ishte që të kishim një lidhje më të mirë. Kështu kam thënë në telefon dhe kur e pashë emrin që e kanë vënë atje”.

Ai shtoi më tej se ka qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa shtoi se zgjidhja me e mirë do ishte restaurimi duke ruajtur historinë dhe kulturën.

”Të them të drejtën më ka ardhur shumë keq, aq më tepër që jemi edhe në këtë periudhë karantine. Unë kam pasur bindje që të ishte shumë mirë, që në atë godinë të teatrit që ka më vete edhe historinë, të mund të bëhej diçka tjetër për ta përmirësuar nga ana arkiteturore dhe ta ruanim. Edhe mua nuk më pëlqen ngritja e një godine, sepse aty është historia jonë dhe ne dum që t’i ruajmë ato. Sigurisht isha kundër shembjes në këtë mënyrë. Me shqetëson një fakt tjetër se ka një dallim mes artistëve. Protesta nuk më parapëlqejnë, por nganjëherë kur ndërhyjnë disa faktorë të tjerë krijohen disa marrëdhënie që lënë shumë për dëshiruar”.