Çadrat me vete! Sot do të rikthehen reshjet e shiut

267
Sigal

Sot do të rikthehen rebeshet e shiut në vend. Dita nis me vranësira të dendura në zonat perëndimore por intervale me kthjellime paraqiten zonat e ulta dhe malore.

Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin sërish një sistem të fuqishëm me vranësira, i cili do të gjenerojë reshje mesatare dhe intensive në të gjithë vendin.

Ndërsa në zonat përgjatë shtrirjes lindore do kenë reshje dëbore.

Këto kushte atmosferike mbeten gjatë natës deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes duke shënuar -1°C në verilindje po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke ngjitur maksimumin në 15°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 75 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë.