Burri vrau gruan dhe plagosi dy të tjerë. Si ndodhi krimi në Elbasan

267
Sigal

Policia e Elbasanit ka dalë me njoftimin zyrtar për vrasjen e Liljana Buzos nga bashkëshorti i saj Koço Buzo.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, 58 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, 54 vjeçares, Liljana Buzos e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes