Burri e “kap mat” duke e tradhëtuar, i dashuri i gruas hidhet nga ballkoni

622
Sigal

Një burrë është “hedhur” nga dritarja e katit të dytë të banesës së të dashurës së tij.

Personi në fjalë ishte gjysmë i zhveshur, kur papritur në shtëpi erdhi burri i të dashurës së tij.

Ky moment qesharak dhe i sikletshëm është filmuar nga fqinjët.

Në foton e shkrepur i dashuri i gruas shfaqet vetëm me të brendshme e çorape duke u zvarritur në dritare, derisa më pas bie mbi një kamion të bardhë.

Ngjarja ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, dhe video u bë virale sapo u postua në Twitter.