Djegie gomash dhe plehrash, Berati pushtohet nga tymi dhe ndotja

591
Sigal

Qyteti i  Beratit  ka disa orë nën pushtetin e tymit të zi dhe erës së keqe si rezultat i djegies sē gomave dhe plehrave në lagjen periferike të qytetit.

Tymi i shkaktuar nga djegia e gomave prej personave të papërgjegjshëm ka pushtuar gjithë qytetin.

Plehra dhe goma vazhdojnë të digjen në në hyrje të Beratit dhe askush nuk merr masa për situatën e krijuar, që rrezikon shëndetin e banorëve nëpërmjet përhapjes së toksinave në ajër.

Era e rëndë ndihet në të gjithë qytetin dhe tymi i zi ka mbuluar qiellin mbi lagjet muzeale dhe territorin përreth. Zona ku digjen gomat dhe plehrat ndodhet pikërisht në anë të rrugës, në hyrje të qytetit të Beratit dhe edhe pse ka disa orë që vazhdon kjo situatë e rënduar, në zonë nuk është marrë asnjë për të parandaluar ndotjen e rëndë.