Burrë e grua nga Saranda rezultojnë me koronavirus në Greqi, kishin udhëtuar në Itali

388
Sigal

Një çift biznesmenësh me origjinë nga Saranda dhe banues në ishullin grek të Zakinthos janë evidentuar të prekur me CoVid19.

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës mbas një udhëtimi biznesi në veri të Italisë.

Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre.

Mjekët e spitalit rajonal të Zakinthos, thonë se gjendja e tyre klinike është mjaftë e mirë dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit të Zakinthos urdhëruan dezinfektimin dhe mbylljen e menjëhershme restorantin shumë të frekuentuar që çifti ka në pronësi në qendër të ishullit Jonian dhe kalimin në karantinë edhe të dy punonjësve të tjerë të restorantit edhe ata me origjinë shqiptare. Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja të virusit.